Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin debativ “On Time” në TV Koha duke folur për “Frontin Europian” ka thënë se ky front ka qenë objektiv që nga viti 2002 edhe para themelimit të BDI-së.
Ka folur për bashkimin e forcave shqiptare dhe paragjykimet që sipas Ahmetit janë ende tek komuniteti maqedonas.
“Nga themelimi deri më sot ka patur ka pasur qasje konstruktive, kemi bërë përpjekje të afrohen shqiptarët, ka nevojë që të jenë sa më të fortë dhe të bashkuar. Mandatet të bëjnë të rëndësishëm. Ka akoma paragjykime tek maqedonasit, ende nuk i kanë kaluar. Me dekada është instaluar se RMV është vetëm e tyre dhe ne të tjerët jemi si lloj argatësh. Ka nevojë ende që ata të reflektojnë”, tha Ahmeti
Sipas Ahmetit, “Fronti Europian” është i bashkuar rreth projekteve, programit do të zgjasë edhe pas zgjedhjeve të dyfishta dhe është projekt i gjatë.
“Ky shtet është bërë edhe më i fortë me Marrëveshjen e Ohrit, shqiptarët e pranojnë këtë shtet sepse kanë flamurin, gjuhën, policinë ushtrinë, kanë njerëz nëpër gjykata. Kemi patur përherë objektiv që shqiptarët të afrohen njëri me tjetrin. Këtë iniciativë e kemi pasur që nga 2002 para themelimit të BDI-së. Ky objektiv u realizua pas 22 vitesh, është bërë front shumë i fortë dhe unik me përcaktime programore, vizionare. Ky front të jetë veprues jo vetëm për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare pot ë jetë më afat gjatë edhe në ciklet e ardhëshme zgjedhore, sepse mandatet të bëjnë të rëndësishëm, si për faktorin vendor edhe për komunitetin ndërkombëtarë.