Kandidati për president nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në emisionin Click Plus shtyllat kryesore të programit të tij presidencial.

“Këto zgejdhje janë specifike, është vendim i qytetarëve se farë vendi duam, a duam të ardhme europiane, apo duam paqartësi dhe pa ardhmëri, janë referendum. Unë kam nisur këtë rrugëim për integrimin e vendit para disa viteve duke udhëhequr procese të rëndësishme drejt integrimit. Ndaj programi im ka tre shtylla.

1 Presidenti si busullë për orientimin gjeo-stretegjik-një personalitet gjithmonë pro-europian dhe që garanton ardhmëri europiane për qytetarët.
2. Presidenti si ind lidhës përbashkues-si autoritet që bën bashkë skenën politike dhe shoqërinë në një orientim euro-atlantik.
3. Realizimi i procesit euro-integrues me sukses që qytetarët të përfitojnë nga ajo farë ofron BE-ja, tha Osmani.