Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik Për Integrim në një prononcim për indeks.mk ka pyetur publikisht Arben Taravarin se a do ta mbajë fjalën për dorëheqje ai i cili i humb zgjedhjet.

Kujtojmë se Bekteshi para se të nisë fushata zgjedhore e sfidoi opozitën publikisht që ai që humb zgjedhjet të dorëhiqet nga politika. E këtë sfidë e pranoi Taravari, Kasami e Mexhiti.

Edhe pse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale opozita pësoi debakëll nga Fronti Europian opozitarët si Taravari, Kasami e Mexhiti ende nuk kanë dhënë dorëheqje edhe pse sfidën e pranuan.