Të ftuar në ClickPlus janë Zeqirja Ibrahimi nga VLEN dhe Krenar Lloga nga Fronti Europian, transmeton TV21.

Zeqirja Ibrahimi nga VLEN, mohoi që ka një marrëveshje të nënshkruar nga lideri i tij Afrim Gashi, marrëveshje kjo e nënshkruar nga partitë shqiptare që pa ndryshimet kushtetuese të mos bëhen pjesë e Qeverisë.

Ibrahimi tha se Afrim Gashi nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje me Ali Ahmetin.

“Tekst të marrëveshjes të nënshkruar ku është edhe Afrim Gashi i nënshkruar me Ali Ahmetin nuk ka”, tha Ibrahimi.

Ndërkohë, Krenar Lloga nga Fronti Europian kundërshtoi Ibrahimin ku tha së një marrëveshje e tillë ekziston dhe është e nënshkruar edhe nga Afrim Gashi.

“Teksti ekziston dhe është i nënshkruar edhe nga zotëri Afrim Gashi dhe nëse ai nuk e ka nda me partiakët e tij është në nderin e tij”, tha Lloga.