Ahmeti ka thënë se për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit ka folur me Mickoskin, Zaevin po edhe me Gruevskin, raporton indeks.mk
“Kam folur hapur edhe me Micskoskin, i kam thënë se ju e keni për obligim tua sqaroni qytetarëve se Marrëveshja e Ohrit është pasuri dhe begati për të gjitha komunitetet. Edhe për shqiptarët, edhe për maqedonasit edhe për të gjithë etnitë tjera. Gati për 10 vite vetëm BDI-ja dhe partitë shqiptare kanë promovuar dokumentin e Marrëveshjes si një aritje që ndërpreu luftën dhe hapi shtegun dialogimit”, tha Ahmeti.
Foli edhe për mbledhjen e oligarkëve për të punuar kundër shqiptarëve.
“Mbledhin oligarkët maqedonas sepse shqiptarët kanë deportuar thellë në poret e shtetit, po na e marrin edhe ekonominë. Ne nuk e kemi atë që sna takon, e kemi atë që na takon, është e jona. Duhet të mësohen me dokumentet që dalin nga Marrëveshja paqësore e Ohrit, sepse nuk janë dokumente që janë nënshkruar nga ofiqari, por dokumente që janë nënshkruar nga SHBA-ja”, shtoi kreu i BDI-së./indeks.mk/