Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë nga gjykata dhe po flet për mediat.
Ai e nis duke thënë: “Ky ishte një turp, ky ishte një gjyq i montuar”.
Trump thotë se “do të vazhdojë të luftojë deri në fund”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Ish-presidenti kritikon gjithashtu procesin gjyqësor, duke pretenduar se është trajtuar në mënyrë të padrejtë. “Kjo nuk ka përfunduar,” thotë ai, përpara se të largohet pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje.