
Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Valdet Xhaferi ka numëruar dështimet e Arben Taravarit gjersa ky i fundit ishte kryetar i Komunës së Gostivarit.
Sipas Xhaferit, Taravari është më i deshtuari për shtatë vjetë radhazi sot pretendohet të bëhet “reformator”, njofton indeks.mk
Shton se me Taravarin në krye, Gostivari fitoi Kaosin urbanistik, punësime fiktive dhe borxhe marramendëse.
Pohon se Taravari po ik duke e lënë gostivarasit në mjerim.
Statusi i plotë:
Gostivari do ta mbaj mend për gjatë kohë këtë politikan të dështuar !
Kryetari i Komunës më i deshtuari per shtatë vjetë radhazi sot pretendohet të bëhet “reformator” si Ministër i Shëndetësisë! Prej 2017 e deri më sot 2024 fatëkeqësisht nuk mund ti shënojmë asnjë kontribut në rolin e Kryetarit të Komunës përveç se si një narator i ngjarjeve politike! Asnjëher nuk ofroj as koncept politik e aq më pak kreativitet dhe kontribut direkt në menaxhimin e qytetit!
Por krejtësisht e kundërta!
La një komunë në:
* kaos administrativ,
* qytet i ngulfatur në mbeturina,
* institucionet, në një katrahur organizative,
* të punsuar fiktiv,
* borxhe marramendëse,
Po ik nga Gostivari duke i lënë gostivarasit në mjerim, vetë qytetin pa shpresë në munges totale të vullnetit për të jetuar këtu!
Erdhi kryetar komune nga pozita e ministrit të shëndetësisë dhe po shkon ministër i shëndetësisë që për 7 vjet të kemi kaos urban, rrugë të papastra, rivalitet ndërnjerëzorë me plot hatërmbetje individuale, largohet si nje shpifës kronik, manipulator, por edhe si një politikan humbës, humbës i zgjedhjeve të “presidentit për ta dëshiruar”, largohet si një politikan që pretëndon të qeverisë pa legjitimitet popullor por vetëm si i preferuari i dikuj tjetër.
Gjithë kjo nga njëra anë një fatëkeqësi që po i lë qytetit të Gostivarit në trashigim, por nga ana tjetër edhe një shpresë pasi që kjo odise e dështimeve merr fund, me shpresë që shumë shpejt do ta shohim Gostivarin në duar të sigurta.