Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, para pjesmarrësve tha se do të vazhdojnë të mbajnë takime për t’u organizuar që të dalin para institucioneve shtetrore për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Ai shtoi se organet e partisë do ta përcjeklin këtë mesazh deri tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke marrë për bazë që Fronti Europian ka të drejtën e sanksionimit edhe me kushtetutë legjitimitetin e fituesit.

“Duhet mbajtur takime, kur të merrni direktiva për mbledhje e takime nga këshilave vendore deri para institucioneve për të shprehur paknaqësinë tonë si para palamentit dhe Qeverisë. Kjo do të fillojë kur të merrni instruksione. Organet e partisë të gjitha këto materiale do ua përcjellin institucioneve vendore dhe ndërkombëtare duke arsyetuar legjitimitetin dhe iniciativën edhe në përkrahje dhe konsullta që kemi bërë me Frontin që edhe ata janë në mbështetje për ta sanksionuar edhe me kushtetutë legjitimitetin e fituesit në këto hapsira”, tha Ahmeti./indeks.mk/