Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq në konferencën për media pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia është shprehur hapur pritshmëritë që autoritetet e Masqedonisë së Veriut do të marrin vendim për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
“E dini ne shumë njerëz që kanë qenë pjesëmarrës në ato krime gjatë kohës së luftërave, i kemi proceduar dhe kemi lëshuar fletarrestime. Në bazë të atyre fletarrestimeve disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim vendim që të ekstradohet, por është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, tha Daçiq.
Kujtojmë, Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikën kufitare në Jazhincë, bazuar në një fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia, ndërsa aktualisht po vuan masën e paraburgimit 30 ditor ekstradues në Shkup.
Dit më parë para gjykatës në Shkup kishte protesta të organizuara nga ish ushtarët, veteranët dhe familjarët për lirimin e Ramadanit.