Izet Mexhiti përmes Qeverisë vazhdon t’i rehatojë familjarët e të afërmit nëpër pozita zyrtare të larta në Qeveri.
I rradhës që ka marrë post në Qeveri është Burim Latifi, djali i tezes së Izet Mexhitit.
Përmes Qeverisë, Mexhiti e ka emruar Latifin në pozitën e drejtorit të MEPSO-s, një nga postet kryesore pas ministrive që ka kërkuar VLEN.
Pra sipas këtij mentaliteti, pozitat kryesore dhe të rëndësishme, Mexhiti ka ndarë për familjarët dhe të afërmit e vet.
Për emrimin e Latifit ka njoftuar zëdhënësi i VLEN-it, Fari Hiseni.
Kujtojmë, para se të bëhet drejtor, Latifi ka qenë edhe zëdhënës në partinë që drejton Izet Mexhiti.
Sipas burimeve brenda VLEN, Mexhiti ka sakrifikuar pozitën e drejtorit ose zv. drejtorit të Doganave për të marrë pozitën në të cilën tashmë e ka emruar Latifin.
Kujtojmë, ai nuk është familjari i vetëm që Mexhiti i ka dhënë post të lartë në Qeveri, mediat dit më parë raportuan edhe për figura tjera që janë emruar dhe pritet të emrohen e që kanë lidhje të ngushtë familjare me kryetarin e LD-së, Izet Mexhiti.