Me tekst nga Mentor Thaqi dhe muzikë nga këngëtari Valon Islamaj, projekti i tij i fundit “Mësuesi im, heroi im”, është orkestruar nga Kreshnik Aliqkaj dhe Kujtim Shala.

Kënga i është dedikuar mësuesit të tij të parë, i cili është gjithashtu prindi i këngëtarit.

Ky projekt shënon një kthesë në karrierën e Valonit; ai ia dedikon jo vetëm prindit të tij, por edhe të gjithë heronjëve të arsimit shqip.

Videoklipi është punuar nga Enis Limani, ndërsa aktori kryesor është Nori Islamaj.

Disa nga vargjet e këngës:

Sa herë malli më pushton,

E mundohem ta mund lotin,

Mendja shpejt te ti më shkon,

E mu dhimbjen e shkund motin.

Ndiqni videon në vazhdim: