Me tekst dhe muzikë nga Nurteel dhe video të punuar nga XL Films, këngëtarja e njohur Adelina Spahija ka publikuar projektin e saj të rradhës të titulluar “Me taka”, një këngë ritmike dhe një projekt mjaft i bukur për publikun shqiptar në këtë fillim vjeshte. Producent ekzekutiv i projektit është menaxheri i njohur i skenës shqiptare Labinot Nuraj, i cili është dhe vula e suksesit për shumë projekte për plot artist shqiptar dhe jo vetëm. Për të dëgjuar këngën më të re të Adelinës, klikoni në vazhdim.