Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Bogovinës sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e 5 milionë denarë për realizimin e projektit “Përpunimi i dokumentacionit teknik investues për ndërtimin e sistemit kolektor për kanalizimin fekal dhe atmosferik si dhe stacion filtrues”.

Kam nënshkruar sot me ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, marrëveshjen për financimin e projektit “Përpunimi i dokumentacionit teknik investues për ndërtimin e sistemit kolektor për kanalizimin fekal dhe atmosferik si dhe stacion filtrues”.

Vlera e gjithë projektit kap shumën prej 15 milionë denarë ndërkohë që ministria kontribon me 5 milionë denarë me TVSH, e në këtë rast e falenderoj sekretarin shtetëror z. Nebi Rexhepi për angazhdimin e tij.

Ky projekt ka vlerë të madhe për komunën e Bogovinës, andaj nuk do të ndalojmë me kaq sepse punë të mira do vijnë në vazhdim.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=298978789148720&set=a.249267547453178