Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, fitoi mandat për të qeverisur deri në vitin 2028, pasi siguroi edhe pesë vjet të tjera si udhëheqës i vendit. Tani ai duhet të përballet me inflacionin në rritje dhe ta rindërtojë një pjesë të vendit të shkatërruar nga tërmeti që vrau më shumë se 50.000 njerëz. Erdogan i siguroi më shumë se 52 për qind të votave në balotazhin presidencial. “Fituesi i vetëm sot është Turqia”, tha Erdogan jashtë pallatit presidencial në Ankara, duke premtuar se do të punojë shumë gjatë shekullit të dytë të Turqisë, që ai e quajti “shekulli turk”. Erdogan tha gjithashtu, tha se një milion refugjatë sirianë do të kthehen në “zonat e sigurta” të kontrolluara nga Turqia në Siri, si pjesë e një projekti zhvendosjeje që po planifikohet bashkë me Katarin. Turqia ka në duar shpresat e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, gjë që anëtarët e tjerë të aleancës e kanë kërkuar për ta forcuar partneritetin kundër Rusisë. Politikanët perëndimorë thanë se janë të gatshëm të vazhdojnë të punojnë me Erdoganin, pavarësisht marrëdhënieve ndonjëherë të tensionuara gjatë viteve të fundit. /Alsat.mk