
Uest Hemit thuhet se është i prirur të provojë përsëri për transferimine e mundshëm të sulmuesit të Çellsit dhe kombëtares shqiptare, Armando Broja.
“Bomberi” kuqezi aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim që pasoi me një operacion në gjurin e tij. Broja duket një perspektivë e mirë dhe ka qenë në shënjestër të Dejvid Mojsit më parë. Drejtuesit e Uest Hemit ishin të revoltuar me Çellsin pasi ata nuk e lanë që Broja të largohej dhe kështu “Hammers” u detyruan të transferonin sulmuesin italian, Skamaka.
Për këtë të fundit, zërat e largimit sa vijnë edhe përforcohen, kështu që Uest Hemi dëshiron të futet në garë përsëri për Armando Brojën.


