Ai njihet tashmë për projekte interesante dhe me vlera sepse është një artist i vërtetë. Aleksander Gjelaj deri më tani ka publikuar shumë këngë me tematika të ndryshme derisa hitin e fundit ai ka vendosur tia kushtojë vajzave të cilat rriten në shtëpinë e babait dhe pastaj vazhdojnë jetën tek bashkëshorti. Ky hit, deri më tani edhe pse ka pak ditë që është publikuar ka grumbulluar mijëra klikime duke u shndëruar në hit të verës e që është synim i krejt këngëtarëve.


