Vedat Muriqi kërkohet nga Gallatasaraj. Sulmuesi dardan i Majorkës mbylli një sezon mjaft të mirë në La Liga, duke shënuar plot 15 gola, teksa me performancën e tij ak tërhequr vëmendjen e gjigantëve turq, që duan t’i besojnë udhëheqjen e repartit të avancuar.

Majorka kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e Muriqit, shifër kjo e konsideruar e lartë nga skuadra nga Stambolli, që gjithsesi mbetet e vendosur të rikthejë sulmuesin në Turqi, për të zëvendësuar argjentinasin Ikardi, i cili është bashkuar sërish me PSZH-në.

Negociatat për Muriqin ndiqen me vëmendje edhe nga klubi i Lacios, që ruan ende 45% të kartonit të Muriqit dhe në rast shitjeje për 20 milionë euro, do të merrte plot 9 milionë, të cilat mund t’i investojë për të sjellë Torreiran në kryeqytetin italian.