
Sezoni 2022/2023 ishte i gjithi për t’u vendosur në “kornizë” nga Man. Sitit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola e mbylli duke fituar tre trofetë më të rëndësishëm të sezonit: Premier Liga, Liga e Kampionwve dhe FA Kupa, duke kompletuar kështu “tripletën” e famshme. Bashkë me trofetë, sigurisht që shtohen edhe të ardhurat të cilat janë thelbësore në futbollin e sotshëm pasi janë pikërisht ato që garantojnë pjesëmarrjen në nivelet më të larta.
Në këtë pikë, drejtuesit e Sitit me siguri duhet të jenë duke “fërkuar duart” pasi pritet që anglezët të arkëtojnë mbi 700 milionë paund nga sezoni i fundit. Rekordi i mëparshëm në Angli i përkiste Man. Junajtedit që gjatë sezonit 2018/2019 mundi të arkëtonte plot 627 milionë paund. Megjithatë, Siti do të sigurojë 300 milionë paund vetëm nga rrugëtimi në Ligwn e Kampionwve, Premier Liga dhe Fa Kupwn e Anglisw, ndërsa pjesa tjetër vjen nga aspekti komercial, si dhe shitja e të drejtave televizive.
Kështu, te “The Citizens” janë besimplotë se do ta kalojnë kuotën e 700 milionëve ndërsa kjo shifër mund të jetë inferiore vetëm ndaj të ardhurave të Barcelonës në vitin 2020 që prekën shifrën e 726 milionë paundëve.
Megjithatë, me të ardhurat që “rrjedhin lum” te Siti, sigurisht i lumtur është edhe trajneri Pep Guardiola që ka liri të plotë për merkaton dhe pas Mateo Kovacic kërkon një tjetër kroat, Joshko Gvardiol, talentin e Lajpcigut që konsiderohet si një nga më të mirët në mbrojtje.


