Të paktën 48 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Londiani, Kenian perëndimore, të premten në mbrëmje kur një kamion doli nga rruga dhe u përplas me disa automjete. Kryqi i Kuq i Kenias tha se kamioni përplasi më shumë se 6 automjete dhe përshkoi këmbësorët.

Më shumë se 20 të plagosur u dërguan në spitalet lokale, tha Kryqi i Kuq. Komandanti i policisë rajonale Tom Odera tha se numri i të vdekurve ishte 48. “Kam parë rreth 20 trupa me sytë e mi, ka pasur edhe trupa të tjerë që kanë qenë nën automjet.”, tha një shofer, raporton Reuters.

Aksidenti është një nga më vdekjeprurësit në rrugët e Kenias në vitet e fundit. Vitin e kaluar 34 persona vdiqën në Kenian qendrore kur një autobus doli nga një urë dhe u zhyt në një luginë lumi.