Milan zyrtarizoi fanellën me numër 10 që nga sezoni i ardhshëm do t’i përkasë Rafael Leaos. 24-vjeçari e trashëgon këtë numër nga Brahim Diaz që e mbajti në sezonin e fundit te kuqezinjtë ndërsa me anë të një video në kanalin zyrtar të klubit, Milan zbuloi edhe një tjetër detaj që lidhet me emrin e portugezit në fanellë. Kështu, duke nisur nga sezoni i ri, Leao do të ketë të shkruar në fanellë edhe emrin e tij “Rafa”, pasi në të kaluarën shkruhej vetëm mbiemri i tij. Ky ndryshim vjen pas rinovimit të kontratës me Leaon me kuqezinjtë që i japin luzitanit statusin e një prej futbollistëve më të rëndësishëm duke i besuar një numër të rëndë për Milanin duke qenë se më parë e kanë veshur emra si Rivera, Ancelotti e Seedorf. Në këtë formë, Leoa braktis numrin 17 që e mbante prej sezonit të parë me Milanin. /Alsat.mk