Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka kompletuar lëndën për Barcelonën në lidhje me rastin “Negreira”, ka njoftuar UEFA. Barcelona ishte përballur me kërcënimin për suspendim nga garat e UEFA-s, për shkak të pagesave prej disa miliona dollarësh për një kompani që kishte lidhje me një zyrtar spanjoll të referimit. UEFA ka thënë se nuk është gjetur ndonjë shkelje, kështu që Barcelona do të lejohet të marrë pjesë në edicionin 2023/24 të Ligës së Kampionëve. Skuadra që drejtohet nga Hernandez e fitoi titullin e kampionit në edicionin e kaluar. Pesë skuadra do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve nga kampionati spanjoll: Barcelona, Atletico Madrid, Real Sociedad, Real Madrid dhe Sevilla si fituese e Ligës së Evropës. Shorti për fazën grupore të edicioni të ardhshëm të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet më 31 gusht. /Alsat.mk