Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me ish-presidentin e SHBA-ve Bill Clinton, nga pritja që i bëri këtij të fundit në aeroportin e Rinasit.

Teksa shfaqen të buzëqeshur dhe krah për krah, Rama e konsideron Clinton si mikun e përjetshëm të kombit shqiptar.

Postimi i Rames:

Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri🇦🇱🤝🇺🇸

*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët.