Bruno Telushi nuk është më dhe Partizani ka kthyer faqe duke nisur kërkimet për një zëvendësues. Në këtë detyrë do ta kenë punë të vështirë drejtuesit e merkatos pasi përveç se duhet të gjejnë një lojtar me karakteristikat e vlonjatit do të duhet që të afrojnë një lojtar, i cili bashkonte shumë “shpirtra” në fushë.

Gjithsesi te kryeqytetasit nuk kanë kohë për të humbur pasi tashmë kanë nisur aventurën e tyre në Champions League dhe duan një lojtar për të zëvendësuar Telushin. Drejtuesit kanë “peshkuar” të kundërshtari i Egnatias.

Dragan Lovriç është i përzgjedhuri i Zoran Zekic, me këtë të fundit që pëlqen karakteristikat e mesfushorit kroat. 27-vjeçari ka mbyllur aventurën me Ararat Armenia dhe tashmë është a skuadër. Transferimi i tij në kryeqytet është më se i mundshëm, pasi Zekic e ka të preferuar. Mbetet të shihet nëse ky operacion do të realizohet në ditët në vazhdim.