Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop e ka pranuar se puna në kombëtaren e Gjermanisë është mjaft tërhjekës dhe nxitëse. Megjithatë, Klop këmbëngul se ai duhet të mbetet në Liverpull edhe për një kohë.

“Puna e trajnerit kombëtar është dhe do të ishte një nder i madh, nuk ka dyshim për këtë. Problemi që qëndron në rrugën e gjithë kësaj çështjeje është besnikëria ime. Nuk mund të largohem nga Liverpulli tani dhe të them se do të marr Gjermaninë për një kohë të shkurtër. Kjo nuk funksionon dhe kërkesa nuk është as aty. Nëse duhet ta bëj këtë në një moment, atëherë duhet të jem i disponueshëm dhe nuk jam aktualisht.

Unë kam një përgjegjësi ndaj klubit. Në thelb, është një punë interesante. Por nuk e di ende nëse do të bëj diçka krejtësisht ndryshe pasi të largohem nga Liverpulli. Unë dua t’i mbaj të hapura opsionet e mia”, tha mes tjerash Klop për “Sky Deutschland”.