
Sadio Mane do të jetë ylli i radhës që do të largohet nga Evropa, për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Senegalezi, që nuk ia doli të lë gjurmë te Bajern Munihu do të largohet nga pas vetëm një sezoni, për t’iu bashkuar Al-Nassr.
“Bavarezët” kanë konfirmuar se Sadio Mane është në bisedime për të ndryshuar klub, andaj mungon në miqësoren ndaj Kavasaki Frontale.
“Sadio Mane është në bisedime për kontratën për një ndryshim të klubit dhe për këtë arsye nuk është në skuadër”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.


