Futbollisti i kombëtares së Francës, Allan Sent-Maksimin ëshë larguar përfundimisht nga Njukasëll Junajted.  26-vjeçari përmes rrjeteve sociale e konfirmoi largimin nga Premier Ligës dhe pritet të transferohet në Arabinë Saudite, te skuadra e “Al-Ahli”.

Allan te Njuksaëll ishte transferuar në vitin 2019 nga Nica, për 18 milionë euro. Me të gjitha klubet dhe në të gjitha sezonet, lojtari francez deri tani ka zhvilluar 271 ndeshje, ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 40 asiste.

Te “Al-Ahli” ai do t’i bashkohet yjeve tjerë, si: Rijad Mahrez, Roberto Firminoj, Eduard Mendi dhe Ezgjan Alioskin./Lajmi/