Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut, kanë rrezikuar të mbyten sot në plazhin e Golemit. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Raportohet se të trija këto shtetase, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.

Shtetasja me inicialet Sh. A., 48-vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66-vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60-vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.