Po intensifikohet dinamika për ndërtimin e seksionit Prilep-Manastir, i cili është pjesë e Korridorit 10-D.
Me detonimin e sotëm të këtij seksioni, me gjatësi 40 kilometra, po intensifikojmë ndërtimin e Korridorit 10-D, i cili është pjesë e projektit me Korridorin 8.
Rajoni i Pellagonisë po merr një infrastrukturë rrugore moderne, që nënkupton udhëtim të sigurt, lidhje më të mira rrugore, por edhe zhvillim të bizneseve të tjera nga sektori i shërbimit dhe prodhimit.
Me aktivitetet intensive të ndërtimit të seksioneve që janë pjesë e dy korridoreve 8 dhe 10-D, po realizojmë investimin më të madh në infrastrukturën kapitale, i cili do ta pozicionojë vendin në hartën globale të trafikut dhe investimeve.
Kjo iu premtua qytetarëve të Prilepit, Manastirit dhe gjithë rajonit të Pellagonit me dekada, por nuk u nis kurrë.
Ne kemi dëshmuar se atë që themi, e bëjmë.
Ne investojmë në projekte kapitale, për rrugë moderne dhe të sigurta, për një ekonomi të zhvilluar, ka theksuar kështu kryeministri Kovaçevski gjatë këtij eventi.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=812843867511697&set=pcb.812844130845004

