Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka patur një takim këtë pasdite me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner. Bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme ka qenë fokusi i takimit.
SHBA vazhdon të japë mbështetje për Shqipërinë në shumë projekte strategjike.
Gjithashtu në fokus të takimit ka qenë edhe siguria kibernetike dhe reforma në drejtësi. Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë nga Irani kanë ngritur alarmin në vend dhe SHBA ka qenë gjithnjë në mbështetje karshi këtyre sulmeve.
Postimi:
Me të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara, David Wisner, diskutuam për vazhdimësinë e
bashkëpunimit midis dy vendeve tona, për mbështetjen që partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës do të vazhdojnë të na japin për projektet strategjike të rëndësishme që kemi deklaruar në vitet e fundit dhe ku disa prej tyre kanë marrë rrugë dhe po progresojnë. Gjithashtu, folëm kryesisht për çështje shumë sensitive, siç është cyber security apo reforma në drejtësi.![]()
![]()
![]()


