Po vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme të bashkisë Kukës. Kandidati i PS-së Albert Halilaj ka marrë deri më tani 10292 vota, kundrejt  5990 votave të Emri Vatës.

Diferenca sa vjen e thellohet mes kandidatëve kur mbeten edhe 13 qendra votimi për t’u numrëuar.

Tashmë fitorja për Halilajn është e sigurtë dhe është e pamundur kthimi i rezultatit. Më herët ka qenë dhe kryeministri Rama i cili ka falenderuar të gjithë kuksianët për këtë fitore të thellë.

Zgjedhjet në Kukës u mbajtën pas video-skandalit të ish-kreu të bashkisë Safet Gjici.