
Mauro Iкardi bëhet sërish protagonist në kampionatin turk, këtë herë për humbjen e një goli të sigurt, me portën e boshatisur. Në derbin e Stambolit mes Gallatasarajt dhe Istanbulsporit, sulmuesi argjentinas dhe turku Akturkoglu provuan të imitojnë dyshen Messi-Suarez në ekzekutimin e një penalltie.
Nga pika e bardhë shkoi turku, që lëvizi topin për Icardin, i erdhi me shpejtësi nga pas, por ndonëse me portën e boshatisur dhe portierin e shtrirë në krahun tjetër, gjuajti jashtë. Videoja bëri me shpejtësi xhiron e botës, teksa Icardi korrigjoi shënjestrën më vonë, në minutën e 42-të, kur sërish me assist të Akturkoglu, shënoi golin që vendosi edhe fatin e takimit.
So Mauro Icardi has just missed probably the worst open goal ever…
— William (fan account) (@OzilThings) September 26, 2023


