Ky është stadiumi i Tetovës, dhe kjo është gjendja e tij pas shumë premtive nga kreret e komunës se me parshme dhe te tashme.

Kanë kaluar gati 8 vite që kur premtohet nga komuna e Tetovës, por deri tani as edhe në letër nuk figuron.

Sot jemi në një fazë tjetër dhe një histori tjetër. Kryetari i komunes së Tetovës, Bilall Kasami muaj më parë deklaroi se në shtator do të nis ndërtimi i stadiumit.

Sot kur shtatori është duke kaluar, stadiumi ende nuk ka kaluar as në letër.

Sipas informacioneve jozyrtare të TetovaSot, Ekolog serish dëshiron të ndërtoj stadiumin e Tetovës, por në tavolinin e Bilall Kasamit janë hedhur tre kërkesa nga kompania.

1. Ekolog të merr stadiumin e vjetër si pronë të tij për të ndërtuar ndërtesa shumë katëshe në këmbim të ndërtimit të stadiumit të ri.

2. Ekolog të merr një tokë në fshatin Falisht të komunës së Tetovës, tokë e komunës që më pas të ndërtohen vila apo një fshat i vogël në këmbim të ndërtimit të stadiumit të ri
3. Ekolog ka kërkuar një marrëveshje që komuna të lidh kontratë me vlerë prej 8 milionë euro ku më pas komuna të jetë e obliguar që kompanisë Ekolog ti jep nga 2 milionë euro në vit brenda katër viteve për ndërtimin e stadiumit të ri.
 Te gjitha këto kërkesa janë në tavolinën e Bilall Kasamit nga Ekolog, nëse Kasami pranon atëherë mund të ndërtohet stadiumi i Tetovës.
https://youtu.be/Zi_mvOS7Ul4