Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo masë dhe veprim të ndërmarrë nga qeveria e Kosovës.
Po ashtu socialistët kërkojnë nga Serbia të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimët armiqësore e luftënxitëse ndaj Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët.
Në pr/rezolutë PS vlerëson se prania e shtuar e KFOR ne veri është garanci për paprekshmërine e kufijve te saj. Mes tjerash kërkohet që SHBA dhe BE të ngrenë alarmin për të parandaluar rrezikun që i kanoset paqes dhe sigurisë së Kosovës” thuhet ndër të tjera në pr/rezolutë.



