Trazirat mes dy vendeve Palestinë-Izrael kanë pushtuar faqet e para të gazetave të njohura ndërkombëtare dhe “lufta”, kështu është cilësuar zyrtarisht nga pala izraelite, është bërë jehonë në mediat prestigjoze, ku deri më tani janë raportuar mijëra të vdekur e të plagosur.
Sakaq nuk kanë munguar as reagimet e personazheve publikë, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin qëndrimin e tyre për situatën e tensionuar mes dy vendeve.
Edhe pse e papritur, një reagim ka ardhur edhe nga milionerja Kylie Jenner, e cila publikoi një fotografi të flamurit izraelit në rrjetet sociale dhe e fshiu atë pasi mori shumë reagime.”Tani dhe gjithmonë ne qëndrojmë me popullin e Izraelit. Shpërndajeni nëse e mbështesni popullin izraelit që po përballet me një nga situatat më të tmerrshme”, thuhet përshkrimin e fotografisë së saj.
Pas një ore ajo e fshiu foton nga rrjeti social “Instagrami” dhe reagimet sigurisht kanë vazhduar të shpërndahen në platformën “X” dhe rrjete të tjera sociale.”Ju lutemi të gjithë ta raportoni Kyle!”; “Ajo nuk e ka idenë se çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës, Ajo në fakt bëri gjënë më të keqe duke fshirë foton. Kjo tregon se nuk i intereson shumë askujt dhe e bëri këtë vetëm për të nxisin reagime”, janë disa nga komentet.
Ata gjithashtu e kritikuan atë për lëndimin e shoqes së saj, modeles Bella Hadid, e cila është me origjinë palestineze.
“Është e mahnitshme për mua që ajo mbështet Izraelin pavarësisht se shoqja e saj më e mirë është palestineze”; “A e dëgjojnë njëri-tjetrin të famshmit? Për shembull, kur Bella flet për Palestinën, a e kupton Kylie çfarë thotë?”, ishin disa prej komenteve më të spikatura nga fansat.


