Sot do të zhvillohen tetë ndeshje në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/24. Padyshim se e gjithë vëmendja është në Paris, ku Paris Sen Zhermeni pret Milanin në orën 21:00 në ndeshjen e vlefshëm për Grupin F.

Fituesi i edicionit të fundit të Ligës së Kampionëve, Man. Siti luan në transfertë kundër Jang Bojsit, ndërsa Barcelona e pret Shakhtar Donjetskun.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Njukasëllit dhe Borusia Dortmund, si dhe Seltik-Atletiko Madrid. Ekipi i shqiptarit Arbnor Muja, Antverp luan si vendas ndaj Portos, ndërsa dy ndeshjet tjera janë ato mes Fejenordi e Lacios, si dhe Lajpcig-Crvena Zvezda.