Mediat arabe konfirmojnë se Kristiano Ronaldo ka kontaktuar personalisht me mesfushorin belg Kevin De Brujne, për ta bindur atë të transferohet te skuadra e Al Nassr. Ky do të ishte një transferim i bujshëm, që do të trondiste mjaft botën e futbollit.

De Brujne ka një kontratë deri në vitin 2025 me Man. Sitin, por palët ende nuk kanë nisur diskutimet për rinovimin e sj. Madje ato janë shtyrë, deri në momentin që mesfushori i talentuar belg të rikuperohet nga dëmtimi. Ai i dëmtua që në takimin e parë sezonal.

Pavarësisht kësaj, “Al Nassr” kërkon të hidhet në sulm dhe të sigurojë këtë transferim, duke bërë bashkë dy nga kampionët e futbollit. Mediat arabe shprehen se kontaktet e para kanë nisur që këtë verë, ndërkohë që këto bisedime pirtet të jenë më intensive në vijim.

Në mes ka hyrë edhe Kristiano Ronaldo, për të bindur De Brujne, që e admiron shumë. Al-Nassr dëshiron të shpjegojë projektin afatgjatë me shpresën për të bindur belgun të bëjë një kalim të jashtëzakonshëm në Lindjen e Mesme, për të luajtur jo vetëm me CR7 por edhe me Sadio Mane, Marselo Brozoviç dhe Ajmerik Laport.