Një ngjarje kulturore e veçantë u zhvillua në Karshiakë- Izmir, Republika e Turqisë, ku u hap manifestimi “Karsiyaka – Çaşka – Turgutlu 2023”. Ky manifestim synon të promovojë lidhjet e forta ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, si dhe të prezantojë pasurinë folklorike dhe muzikore të vendit tonë.

Nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në hapjen e manifestimit mori pjesë zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi, i cili theksoi se ngjarja është një tjetër konfirmim i miqësisë ndërmjet dy vendeve. Ai falenderoi organizatorët dhe artistët për pjesmarrjen e tyre, si dhe bashkatdhetarët tanë në Izmir dhe Manisa, të cilët janë krenari për vendin tonë.

“Sonte hapim manifestimin “Karsiyaka – Çaşka – Turgutlu 2023”, i cili përmes performancës së artistëve të estradës maqedonase dhe shoqërive kulturore dhe artistike nga komunat e Çashkës, Rosomanit, Kriva Pallankës dhe Gradsko, ndërton urë simbolike me mërgimtarët e Maqedonisë dhe në përgjithësi me popullin mik nga Turqia – tha Luçi.
Ai shtoi se kjo është një mundësi e madhe për të treguar pasurinë e paçmuar folklorike dhe muzikore, – Përshëndes veçanërisht bashkatdhetarët tanë në Izmir dhe Manisa, të cilët janë këtu në numër të madh dhe që ndër vite kanë kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve tona. Me dëshirën për përjetësinë e lidhjeve të pathyeshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, ju uroj që sonte të shijoni ngjyrat e folklorit maqedonas, ngjyrat e vendit tonë me diell dhe miqësor”, tha Luçi.