Lëvizja Populli mbrëmjen e djeshme mbajti Kuvendin Themelues të Forumit Rinor.

Me propozim dhe vendim të Kuvendit Themelues, kandidat i vetëm ishte Muas Latifi, i cili mori edhe miratimin e kuvendit për të qenë kryetar i saj. Mes tjerash fjalim kishte edhe kreu i LP-së, Skender Rexhepi-Zejdi.

“Rinia është ajo që e bën revolucionin, e kjo filloj nga sonte, e që suksesi do shihet me 8 Maj”, tha mes tjerash Zejdi.