Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Tiranë.

Ai në aeroportin e Rinasit është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Zelensky do të jetë në Tiranë nesër ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.

Pjesëmarrëse në Samitin për Ukrainën do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Talat Xhaferi.