Drejtori i Institutit për Kërkime Politike (IPIS), Vlladimir Bozhinovski në një prononcim për Klan Maqedoni ka deklaruar edhe njëherë se sondazhi i publikuar ditën e djeshme ka qenë i rremë.

Ai tha se sondazhet e realizuara nga Instituti IPIS, publikohen në Servisin Publit (Televizionin Shtetërorë).

“Të gjitha sondazhet e realizuara nga IPIS, për këto zgjedhjje, publikohen në Servisin Publik, në RTV-së, dhe tjera sondazhe nuk do të kemi. Ata sondazhe që ne i bëjmë do t’i publikojmë dhe siç e dini, ua dërgojmë mediave edhe atë me njoftim zyrtarë nga IPIS. Mbrëmë ka pasur njê sondazh të shpërndarë, bazuar në Wikipedia”, tha mes tjerash ai.