Gjuha shqipe në faqen e presidencës së Maqedonisë së Veriut më nuk ekziston.
Kjo, pasi është larguar opsioni që shfaq përmbajtjen në gjuhën shqipe dhe e njejta mund të lexohet vetëm në gjuhën maqedone.
Ky ndryshim vjen pas zgjedhjes së presidentes së rë, Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO-DPMNE.
Kujtojmë se e gjithë fushata që VMRO zhvilloi në këto zgjedhje ishte anti-shqiptare, kundër BDI-së dhe ligjeve që avancuan gjuhën, flamurin dhe të arriturat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Për këtë ka reaguar dhe Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.
Zeqiri shkruan “Presidentja fshin komplet faqen e presidencës në gjuhën shqipe. Urime, a ja paska vlejt!?”.
https://pretsedatel.mk/al/fillimi/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR2yfoB1FCpOJqVrmcGqyTbR6b57U6oGGGuzfxgUuNDFC9-A2OUErkmwEP4_aem_ARTpGlMCOLlJTXlrdgi9tmEPOzs

