Bujar Bajrami, aktivist i Aleancës për Shqiptarët, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë disa lajme nga arkivi dhe ka drejtuar disa pyetje për Zeqirja Ibrahimin, Bekim Salin, Arben Taravarin dhe Fatmir Mexhitin.
Ai ka pyetur Zeqirja Ibrahimin dhe Bekim Salin, nëse mendojnë ende se Visar Gabiu e Izet Mexhiti janë “mafia urbane dhe mashtruesit.
Bajrami e pyet kreun e Alternativës, nëse mendon ende se Fatmir Mexhiti të vetmin sukses e ka fotografinë me Artan Grubin?
Ka pyetur edhe kreun e ASH-sē, Arben Taravari dhe ish ministrin Mexhiti nëse ende mendojnë se Bekim Sali ka qenë ministër i dështuar.
#vasalet #svleni #Ndryshimi

