Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kërkesës së kreut të KQZ sa i takon dokumentacionit për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, që kërkonte firmen e Bashes.

Alibeaj ka njoftuar Celibashin se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 ndaj dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

Sakaq dje Alibeaj pas mbledhjes me disa deputetë tha se do të futen në zgjedhjet e 14 majit teksa i “shtriu” dorën për bashkëpunim grupit të Sali Berishës.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij.