Luçiano Boçi është shprehur në faqen e tij të Facebook. Ai thotë se nëse dikush sot shprehë pakënaqësinë ndaj cilësisë së jetës në Elbasan hiqet nga puna dhe penalizohet.
Boçi ndalet te terrori që ushtrohet në vend, ku është më tepër i fokusuar në periferi se sa në qendër.
I bindur, ai thotë se qytetarët kanë për ta bërë ndryshimin nëpërmjet votës që do t’i japin demokratëve.
Boçi: “Çfarë ndodh sot nëse dikush del të shprehë pakënaqësinë ndaj cilësisë së jetës në Elbasan? E heqin nga puna, i penalizojnë fëmijët, motrën dhe vëllain – nëse ata kanë një marrëdhënie pune me shtetin; përndryshe i çojnë tatimet dhe 20 polici të tjera për ta gjobitur, ndëshkuar, gjunjëzuar…
A mund të themi se jetojmë në demokraci? A mund të themi se jetojmë në pluralizëm? Ky krim shtetëror me përmasën e terrorit ushtrohet në të gjithë vendin; në periferi më shumë se sa në qendër.
Jam i bindur se të gjithë bashkë me qetësi dhe qytetari do të dijmë t’i përgjigjemi me votë kësaj trysnie që ka për qëllim ta ndal ndryshimin. Unë dhe demokratët e Elbasanit jemi në krahun tuaj!”



