Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vendimin e KQZ për të mos regjistruar PD në zgjedhje.
Në një intervistë televizive për “ABC News” Meta ka thënë se rëndësi ka që shqiptarët do të kenë mundësinë të ndëshkojnë me votë regjimin monist.
Reagimi i Metës:
Nuk kam asnjë koment sepse isha në një takim dhe po prisja të lidhemi bashkë. Nuk kam asnjë interes për këtë ccështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këte sistem monist. Janë katër vite të humbura. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh


