
Mesfushori spanjoll Dani Sebaljos është pranë divorcit me skuadrën e Real Madridit. Kontrata e 26-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe sipas “90min.com” klubi madrilen nuk do t’ia rinovojë atë. Lojtari nuk aktivizohet shumë nga trajneri Ançeloti, ndaj dhe largimi i tij është i pashmangshëm. Mediat sqarojnë se Sebaljos do të rikthehet në Premier Ligë, ku ka luajtur për dy sezone me Arsenal.
Gjithsesi, këtë herë, skuadra e interesuar për mesfushorin spanjoll është ekipi I Volverhamptonit. Kjo do të ishte një blerje e rëndësishme për këtë ekip, pasi vjen një mesfushor i talentuar dhe me koston zero.
Dani Sebajlos ka qëndruar më së shumti në stol me skuadrën e Real Madridit, andaj dhe transferimi është opsioni më i mirë për spanjollin. Ai ka disa oferta edhe nga Spanja, por rrogan e tij të lartë duket se mund ta përballojnë vetëm ekipet angleze.


