Presidenti i Senatit italian Ignazio La Russa u bë objekt I lajmeve të shpërndara me shpejtësi në mediat italiane dhe rrjetet sociale për shkak të një fraze që kishte për synim deputeten shqiptare Jorida Tabaku.

Kjo e fundit po merrte pjesën në mbledhjen e Senatit në Itali bashkë me disa kolege të tjerë deputete nga vendi ynë në kuadër të procesit të integrimit të vendit tonë në BE.

 

La Russa  iu drejtua sekretares së tij nëse Jorida Tabaku dhe deputetët e tjerë ishin të pranishëm në sallë apo jo, por harroi që kishte mikrofonin afër dhe I shpëtoi një frazë që shkaktoi jo pak polemika.

“A është shqiptarja akoma aty?”, pyeti kreu I Senatit Italian.

 

Pyetja u dëgjua në të gjithë sallën., e me skjo situatë duket se ka sikletosur edhe vetë Tabakun.

 

Më pas La Russa u përpoq të korigjonte me sa mundej situatën:

 

“Përfitoj nga rasti të përshëndes të nderuarën Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shoqëruar nga një delegacion, po na vizitojnë”.

 

Pati nga ata që e kanë këtë moment si gafë me doza humori e të tjerë etiketim raciste shprehjen ‘shqiptarja”.