Milani është afër një marrëveshjeje për sulmuesin e Çellsit, Kristian Pulishiç. Sipas gazetarit të famshëm Fabrizio Romano, pas marrëveshjes për kushtet e kontratës dhe presionit të amerikanit, klubet janë afër përfundimit të një marrëveshjeje transferimi prej 22 milionë eurosh.

Mësohet se negociatat po kalojnë në fazën përfundimtare. Milani gjithashtu po vazhdon të punojë për një marrëveshje me Samuel Çukvuese të Viljarrealit.

Kristian Pulishiç është te Çellsi që nga viti 2019, duke bërë 145 paraqitje dhe duke shënuar 26 gola me 21 asistime. “Transfermarkt” e vlerëson 24-vjeçarin amerikan me 25 milionë euro.