Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot të gjithë viktimat e masakrës së Srebrenicës, ngjarjes e cila tronditi gjithë botën 29 vite më parë.

Ahmeti shkruan se politika gjenocidale serbe mori jetë të pafajshme njerëzish, ndaj vetëm një pajtim i madh do të shuante hasmëritë shekullore në Ballkan.

Postimi i plotë:

Pafundësi varresh që vrasin ndërgjegjen e njerëzimit.

Srebrenica është kambana e përhershme e alarmit për çmendurinë e politikave gjenocidale serbe ndaj popujve në Ballkan.

Këto shpirtëra të pafajshëm e të ikur parakohe gjejnë paqe vetëm në pajtimin e madh nga hasmëria shekullore që po e ngulfat gadishullin tonë.