
E ardhmja e italianit Karlo Ançeloti është ende e paqartë. Nëse ai fiton Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, sigurisht që do të qëndrojë në Madrid.
Po dështimi i mundshëm në Kupë ose eliminimi i mundshëm në kompeticionin më të lartë evropian mund të ndryshojë të ardhmen e tij.
Përballë kësaj mundësie, ka shumë emra që po shihen në sfond për t’u ulur në stolin e klubit mbretëror. Ish-lojtari i Mançester Junajtedit, Rio Ferdinand, sugjeron se me largimin e Ançelotit në stolin e Realit do të ulet Mikel Arteta.
“Kam dëgjuar që Ançeloti, ose ‘Don Karlo’ apo siç e quajnë ndryshe, “Vetulla”, mund të largohen këtë verë dhe se Mikel Arteta synon të shkojë te Reali”, tha mes tjerash Ferdinand.


